Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga jashtë vendit për zgjedhjet lokale.
Sipas njoftimit zyrtar, deri në orën 10:00 të mëngjesit, janë numëruar 104 kuti për zgjedhjet e kryetarëve të komunave.
“Nga gjithsej pakot e pranuara: 29,636 janë aprovuar, ndërsa 3,977 janë refuzuar, kryesisht për mungesë të dëftesës së regjistrimit (3,660 raste),” thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Po ashtu, në proces janë edhe 93 kuti për kuvendet komunale, ndërsa KQZ ka bërë të ditur se numërimi do të vazhdojë gjatë ditës derisa të përfundojë plotësisht verifikimi i të gjitha pakove të ardhura nga diaspora.