KQZ ka marrë vendimin për caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2024.
Shuma e mjeteve për financimin e subjekteve politike dhe për mbështetjen e punës së secilit deputet nga ky fond është në vlerën e përgjithshme: 4,800,000.00€.
Ky vendim është marrë sot në një takim që ka mbajtur Komisioni Qendror Zgjedhor.
Besnik Buzhala, Drejtor i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe kontrollit Financiar të Subjekteve Politike, tha se Kuvendi i Kosovës përfaqësohet nga 15 parti politike.
Sipas tij, shuma e ndarë për këto subjektet politike për vitin 2024 është rritur për 600 mijë euro dhe totali për vitin 2024 është 4 milionë e 800 mijë euro.
“Numri i subjekteve politike i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës është 15, ndërsa shuma e mjeteve totale është 4 milionë e 800 mijë euro, kjo shumë është rritur për 600 mijë euro”, tha ai.
Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi, tha se me nëntë vota për është miratuat kjo pikë.Në rend dite, pos miratimit të mjeteve për subjektet politike, është miratuar edhe drafti i Planit Final të Prokurimit për vitin 2024 dhe draft i Planit të Punës për vitin 2024.
Ndërkaq, është miratuar edhe draft Plani Final i Prokurimit për vitin 2024.
Gjithashtu, në këtë mbledhje është miratuar edhe ftesa nga ODIHR, për pjesëmarrje në konferencën “Shkëmbim Rajonal mbi Forcimin e Sistemeve dhe Praktikave Financiare të Fushatës” në Varshavë, si dhe është miratuar edhe ftesa e IFES, për takim online nga Rrjeti i Drejtësisë Zgjedhore për Evropën dhe Eurazinë
Lista e mëposhtme tregon shumën e paraparë për secilin subjekt si dhe shpenzimet e deputetëve:
/TV Arbëria