Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > KQZ cakton 48 përfaqësi diplomatike për votim fizik, deri në 66,450 votues të regjistruar

KQZ cakton 48 përfaqësi diplomatike për votim fizik, deri në 66,450 votues të regjistruar

KQZ mori vendim për miratimin e listës së Qendrave të Votimit në përfaqësi diplomatike dhe caktoi numrin maksimal të votuesve që mund të regjistrohen për votim fizik më 6 qershor.

Sipas vendimit të KQZ-së, procesi i votimit planifikohet të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me gjithsej 70 vendvotime, prej të cilave 33 ambasada dhe 15 konsullata. Ndërkaq, numri maksimal i votuesve që mund të regjistrohen për të votuar në këto Qendra të Votimit është 66,450.

Kufizimi i numrit maksimal të votuesve që mund të regjistrohen vlen vetëm për votimin në përfaqësi diplomatike, ndërkaq numri i votuesve që mund të regjistrohen për votim përmes postës është i pakufizuar. Në rast të plotësimit të numrit maksimal të votuesve në përfaqësi diplomatike, sipas parimit të kohës së aplikimit, aplikuesi do të udhëzohet për regjistrim për mënyrat e tjera të votimit përmes postës.