Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > KPM paralajmëron gjoba për Klan Kosovën e First Channel, po dëmtohen fëmijët

KPM paralajmëron gjoba për Klan Kosovën e First Channel, po dëmtohen fëmijët

KPM po mban mbledhjen e dytë të rregullt në të cilën po shqyrton një seri çështjesh. 

Kryeshefi i KMP-së, Jeton Mehmeti ka theksuar se pagesat dhe licencat duhet të përfundojnë me kohë, derisa ka shtuar se kanë bërë përgatitjet për shënimin e ditës së radios.

Derisa Besnik Berisha nga ky institucion ka thënë se kanë pranuar ankesa për mosrespektim të kohës së transmetimit të klipeve muzikore.

“Duhet të trajtojmë shpejt disa raste me programe televizve në Klan Kosova dhe First Channel që janë në dëm të fëmijëve, duke i sanksionuar të njejtat”, ka theksuar ai.

Ky është rendi i ditës:

1. Miratimi i agjendes;
2. Miratimi i procesverbalit te mbledhies se trembedhiete te
3. KPM-se, 29 dhjetor 2023 dhe miratimi i procesverbalit te pare te KPM-se, 19 janar 2024
4. Raportimi i Kryeshefit Ekzekutiv;
5. Aprovimi i objektivave te Komisionit te Pavarur te Mediave dhe Plani i Veprimit per vitin 2024;
6. Miratimi i Raportit tremujor te punes se KPM-sè periudha tetor-dhjetor 2023;
7. Rastet e licencimit te disa radiove. /TV Arbëria