Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka mbajtur më 15 maj 2026 mbledhjen e dytë për këtë vit, nën udhëheqjen e kryetarit Besnik Berisha.
Në këtë mbledhje, KPM ka trajtuar disa pika të rendit të ditës, përfshirë miratimin e agjendës, miratimin e procesverbalit të mbledhjes së parë të mbajtur më 5 maj 2026, si dhe shqyrtimin e rasteve ligjore që lidhen me shkeljet e evidentuara gjatë monitorimit të mediave dhe ankesat e paraqitura gjatë Zgjedhjeve të Përgjithshme të 9 shkurtit 2025.
Pas miratimit të pikave fillestare, Komisioni ka vazhduar me shqyrtimin e rasteve të iniciuara ex-officio nga vetë KPM-ja, si dhe ankesave të palëve për shkelje të akteve nënligjore gjatë fushatës dhe raportimit zgjedhor.
Në mesin e vendimeve të marra, disa media janë sanksionuar me vërejtje dhe gjoba, ndërsa disa ankesa janë refuzuar si të pabazuara. Ndër rastet e shqyrtuara përfshihen: TV Klan Kosova, Kanal 10, RTK, RTV21, TV Dukagjini dhe media të tjera vendore.