Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka dënuar sot Artmotion 64 mijë euro, Kujtesën me 26 mijë euro Ipkon me 7 mijë euro si dhe Telkos me 3 mije euro.
KPM i ka gjobitur me 100 mijë euro katër operatorë kabllorë për mosofrim të shërbimeve të parapara me kontratë.
Në një mbledhje të mbajtur të premten, Komisioni vendosi që t’i gjobis operatorët Artmotion, Kujtesa, IPKO dhe Telkos.
“Më lejoni që të ofrojë rekomandimin që të sanksionohet operatori Artmotion me 64 mijë euro, operatori Kujtesa me 26 mijë euro, ndërkaq operatori IPKO me 7 mijë euro dhe Telkos me 3 mijë euro”, ka thënë kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti.
Rekomandimi i Mehmetit është aprovuar me shumicë të votave nga anëtarët e KPM-së.
Sanksionimi i katër operatorëve kabllorë ka ardhur si pasojë e ankesave të qytetarëve.
Mbi 200 ankesa janë dorëzuar në KPM brenda tri javësh, tha sot Jeton Mehmeti i KPM-së.
Kurse Besnik Berisha nga KPM tha se janë në mbrojtje të konsumatorëve.
Derisa Luljeta Aliu nga ky komision tha se nëse dyshojnë se ka vepër të ndonjë mashtrimi ekonomik i cili i shërben dikujt tjetër për pasurim atëherë legjislacioni jonë na referon t’i drejtojmë në institucionet përkatëse.
“Përpos sanksionit ndaj rregulloreve tona për mosnjoftim është e ndaluar që të bëhet ndonjë reklamë që është mashtruese.
/TV Arbëria