Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka hapur konkurs për përzgjedhjen e një anëtari, nga komunitetet jo-shumicë dhe gjinisë së nënpërfaqësuar.
Derisa, pas kësaj shpallje, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka bërë thirrje për një proces të drejtë, që tërheq kandidatë të fuqishëm dhe me integritet.
“Pas shpalljes së Këshillit Prokurorial të Kosovës për një anëtar të ri, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë bën thirrje për një proces të drejtë, që tërheq kandidatë të fortë dhe siguron zgjedhjen e një anëtari, integriteti dhe profesionalizmi i të cilit do të forcojë sistemin prokurorial të Kosovës në dobi të publikut”.