Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kovaçevski – Vuçiq: Miqësia dhe partneriteti mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë po thellohet

Kovaçevski – Vuçiq: Miqësia dhe partneriteti mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë po thellohet

Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski sot ndodhet për vizitë zyrtare në Serbi, ku ka realizuar takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Siç njoftojnë nga Qeveria, në takimin me presidentin Aleksandër Vuçiq u konfirmua partneriteti ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë.

Në takim u diskutua për iniciativat rajonale, të cilat janë mundësi për perspektiva dhe avancim edhe më të madh të bashkëpunimit të ndërsjellë.

“Qëllimi i Ballkanit të Hapur dhe Procesit të Berlinit është zhvillimi rajonal dhe integrimi më i shpejtë në tregun e vetëm evropian dhe në Bashkimin Evropian. Kryeministri Kovaçevski dhe presidenti Vuçiq shkëmbyen mendime për politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për dinamikën e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Në këtë drejtim u theksuan proceset reformuese në disa fusha kyçe, ngritja e kapaciteteve institucionale si dhe strategjitë zhvillimore të zbatuara nga qeveritë e të dy vendeve”.

“Në takim u shkëmbyen informacione edhe për veprimet e dy vendeve në kuadër të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të situatës ekonomike, demokratike dhe të sigurisë në rajon dhe Evropë. Në takim morën pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski, si dhe zëvendësministri i shoqërisë informatike dhe administratës publike Aleksandar Baidevski”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së RMV-së.

/TV Arbëria

Themes by WordPress