Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e liderëve të Procesit të Berlinit, në Tiranë, para fillimit të seancave të punës në kuadër të Samitit, tha se pritshmëritë janë se do të ketë diskutime konstruktive për rritjen e bashkëpunimit rajonal.
Kovaçevski njoftoi se do të nënshkruhen marrëveshje për pranim të ndërsjellë të diplomave të farmaceutëve, akusherëve dhe motrave medicinale.
“Këtu në këtë samit do të bisedoj edhe me Scholzin. Gjatë ditës, sot në mëngjes pata një takim me Komisionerin Varhely ku diskutuam për procesin e zgjerimit, fillimisht për procesin e shqyrtimit që është tashmë në fazën përfundimtare dhe drejt përgatitjes së raporteve përfundimtare, por diskutuam edhe lidhjen e vendet e Ballkanit Perëndimor nënkuptoj lidhjen dixhitale, e cila është një nga kushtet për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal që do të jetë në përputhje me tregun e përbashkët evropian për krijimin e infrastrukturës dhe mekanizmave”.
“Gjithashtu pata një takim me Presidenten e Bankës Europiane, Reno Basso, ku diskutuam konkretisht projektet e financuara nga BERZH në lidhje me lidhjen e Korridorit 8 me Shqipërinë, si dhe projektet që lidhen me financimin e energjisë projektet në shtet dhe ndërlidhja me Greqinë në lidhje me lidhjen me gaz të Maqedonisë së Veriut”, tha Kovaçevski.
/TV Arbëria