Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar për rritjen e pagave nga Qeveria, teksa ka kujtuar kur Kurti kishte thënë se nuk mund t’ua rritë pagat mësuesve, kur kjo i ishte kërkuar nga kryetari i SBASHK-ut.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se tani kur Kurti po e sheh që qytetarët do ta ndëshkojnë për këto 4 vite stagnim dhe dështim, ai po tenton të blejë vota me 110 euro.
“Kështu që kot e ke. Me rritje pagash para zgjedhjeve nuk mbulohet dështimi yt”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
A ju kujtohet kur, para dy viteve, në kulmin e inflacionit, Albin Kurti bënte hajgare dhe i përqeshte kërkesat e mijëra mësimdhënësve në Kosovë? “Ndihmom si vëlla, ami 100 euro. Ka kaluar koha e vëllezërve,” thoshte ai.
Tani, kur po e sheh që qytetarët do ta ndëshkojnë për këto 4 vite stagnim dhe dështim, ai po tenton të blejë vota. Tash me 110 euro.
Qytetarët të kanë besuar dhe të kanë sprovuar, por ti ke dështuar. Kështu që kot e ke. Me rritje pagash para zgjedhjeve nuk mbulohet dështimi yt.
Shikone videon më poshtë!