Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kostoja e mundshme shtetërore e përfitimeve elektorale të pushtetit sot në Kuvend

Kostoja e mundshme shtetërore e përfitimeve elektorale të pushtetit sot në Kuvend

Shkruan: Afrim Kasolli

Sipas mediave gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar nga deputetët e Listës Serbe, që ta lëshojnë sallën e Parlamentit, sepse janë duke i keqpërdorur paratë e taksa paguesve të Kosovës, shtetit të cilin e luftojnë çdo ditë. Ai u është drejtuar atyre me fjalët kjo sjellje është pa tolerueshme “ vini një herë në gjashtë muaj vini në këtë institucion, prandaj shkoni dhe rrini i rrini gatitu shefit tuaj Radoiçiqit, turp të keni, ndërpritet kjo seancë dhe iu kërkojë ta lironi Kuvendin”. Ndërkohë, deptuetë të tjerë, ua kanë përmendur atyre vrasjen e policit Afrim Bunjaku.

Se Lista Serbe ka për qëllim ta sabotojë dhe minimizojë funksionalitetin e shtetit të Kosovës as që diskutohet. Por se ky veprim i kryetarit Konjufca është marr në kontekst të atmosferës elektorale as kjo nuk mund të mohet.

Madje siç kane dëshmuar bisedat telefonike të Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila,me ish nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiqin, nuk është se ka munguar koordinimi politik në mes këtyre subjekteve. Madje edhe në kohën kur i njëjti ishte në listën e zezë të SHBA-ve. Po ashtu, sikur kjo parti ta kishte njëmend ndëshkimin e kësaj Listës Serbe, për shkak të aktiviteteve të saj të destruktive ndaj shtetit të Kosovës, ka mundur të ndërmarr edhe veprime të tjera. Bie fjala, duke e parashtruar kërkesën në KQZ, bie fjala për çregjistrimin e saj mbi pretendimin se është bashkë financuese e akteve terroriste kundër integritetit territorial të shtetit. Dhe kjo çështje ka mundur të iniciohet lehtë, sepse në këtë trup kushtetues, partia në pushtet i ka përfaqësuesit e saj.

Mirëpo, në vend të këtyre masave procedurale, që nuk jam i sigurt se a do të kishin efekt, por të paktën të ishin provuar paraprakisht, kryetrari i Kuvendit vendosi që sot ta inskenojë një shfaqje tipike populiste para kamerave për përftime elektorale.

Ky akt nuk ka dyshim se mund t’i krijojë pushtetit fitore të brendshme politike. Por në një kohë kur ende nuk është mbyllur problemi me Serbinë dhe procesi i negociatave po vazhdon, si i tillë ai vetëm mund ta shtrojë rrugën për ta bindur bashkësinë ndërkombëtare për ta shtuar presionin mbi Kosovën që rruga e vetme për akomodimin e pakicës serbe në kuadër të shtetit të Kosovës mund të jetë kërkesa për autonomi edhe me të madhe për ta madje duke mos i përjashtuar as opsionet për ndonjë model të parlamentit me dy dhoma. Ose që Kuvendi i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe të fitojë edhe më shumë kompetenca.

Nga kjo ngjarje sot në Kuvend, përfitojnë më së shumti dy parti politike. Lista Serbe te ky komunitet sepse e sforcon edhe më shumë narracionin se është viktimë politike e pushtetit në Kosovë, ku ky i fundit as nuk e donë në institucione, si dhe Lëvizja Vetëvendosje se është e vetmja parti që i kundërvihet Listës Serbe./tvarbëria/

Themes by WordPress