Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kosto e lartë e trajtimit, kërkohen 200 mijë euro për shërimin e 7-vjeçares Noela Trakaniqi

Kosto e lartë e trajtimit, kërkohen 200 mijë euro për shërimin e 7-vjeçares Noela Trakaniqi

Noela Trakaniqi, vajza 7-vjeçare nga Peja ka nevojë për ndihmën tonë.

Nëna e saj ka njoftuar se vogëlushja është diagnostikuar me sëmundjen e tumorit meningeal.

“Operacioni i saj deri më tani ka ndodhur në Kosovë, por mjekët kanë sugjeruar vazhdimin e trajtimit jashtë vendit pasi nuk kanë mundësi të bëjnë terapi pasi është një sëmundje e rrallë”, ka njoftuar nëna e saj.

“Noela ka mundësinë të marrë trajtim në Gjermani. Vazhdimi i trajtimit të saj do të kërkojë një shumë të konsiderueshme prej rreth 200,000 mijë euro, e cila është e papërballueshme për ne si familje”, ka shkruar tutje nëna e saj në Facebook.

Emri i përfitueses: Brikena Trakaniqi

Banka: Banka Credins Kosovë Sh.a

IBAN: XK05 2386 8000 0073 5231

KODI SWIFT: CDISXKPRXXX

Adresë: RUGA UCK, Nr.240 PRISHTINË

Powered by WordPress