Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kulturë-Histori > Kostandinopoli u mbrojt nën flamurin arbëror

Kostandinopoli u mbrojt nën flamurin arbëror

Pas ndarjes së Perandorisë Romake në dy pjesë më 395, trevat iliro-shqiptare hynë në përbërje të Perandorisë Bizantine, gjë që ishte edhe e natyrshme, sepse vet themeluesi i Bizantit Konstandini i Madh ishte një Ilir, i cili s’bëri gjë tjetër veqse ndau shtetin, Perandorinë në këtë rast dhe krijoi shtetin me shumicë shqiptare edhe pse Bizanti merret si shtet multietnik.

Kur dihet se sipas njohurive më të reja del se gadishulli Yllirik i cili sot quhet Ballkan i atëhershëm por edhe i më vonshmi ishin të populluar me shumicë Yllirike dhe më vonë me elementin etnik Arbënor,ta kujtojmë Greqinë e më vonshme e cila u krijua nga shqiptarët dhe iu atribua një entiteti të pa qenë,pastaj tokat në Turqinë e sotme që po del se atëhere në atë kohë kanë qenë të banuara me të madhe nga elementi i fiseve Yllire e të mos flasim për pjesën e yllirisë së brendshme ku elementi Ylliro-Shqiptar vonë është tkurrur nga element të tjerë etnik e sidomos nga ai Sllav.

Del se edhe Perandoria Bizantine nuk ishte asgjë tjetër vetëm se një shtet i madh Shqiptar me një gjuhë zyrtare të veqantë (sikur ta zëmë Amerika me gjuhë zyrtare Anglishten).

Ka shumë elemente që shkojnë në dobi të kësaj teorie,perandorët e shumtë Ylliro-Arbënor dhe ai elementi i popullimit të hapësirave më të mëdha të saj me elementin etnik Arbënor,por që elementi rregullues etatik përkonte me atë të vatikanit të sotshëm,me një fjalë Arbnorët e atëhershëm ruanin formën e krishterimit të hershëm të cilin vetë e kishin përqafuar dhe sjellur në Europë.

Pra (Unë) jam i bindur se Bizanti ishte një Perandori e krishterë Arbënore të cilën e krijuan e zhvilluan dhe e mbajtën deri në rënien e Konstantinopolit nën sundimin e Turqëve Osman në Maj 29, 1453, i cili në mënyrë heroike edhe pse në numër më të vogël u mbrojt për plot 53 ditë nën flamurin që sot Shqiptarët e kanë të tyrin! Apo jo?

Shikone pikturën/pikturat e hershme nga ato kohë dhe nga të më vonshme që paraqesin momente të mbrojtjes së Konstantinopolit dhe qartë do të dalloni shqiponjën e zezë në të kuqe se si “reziston” mbi muret e Kështjellave në Konstantinopol, sulmeve barbare Osmane.

Dhe ju mendoni se është rastësi ose ndonjë gjë tjetër?!Jo asgjë nuk është rastësi, e as flamuri i shqiptarëve. Ai është flamur historik i cili vetëm se sa tregon se historia e fshehur e Ballkanit dhe më gjerë ishte histori që vëlonte nga elementi Pelasgo-Ylliro-Arbënor!

Shikone edhe një rast tjetër historik kur bëhet manipulim kinse i shpërnguljes së madhe serbe dhe në të vërtetë ishin shqiptarët e krishterë që po lënin trojet e veta dhe iknin nga hordhitë turke për në veri.Për këtë ka shkruar edhe Fahri Xharra në shkrimin:”Shpërngulja e madhe “serbe” dhe mashtrimi historik serb”. / Xhelil Arifi

/TV Arbëria

 

 

Powered by WordPress