Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kosovës po i shtohen sfidat ndërkombëtare jo pse Vuçiq-i është vetëm më Rusinë, por pse po largohet prej saj

Extra AL PVC

Shkruan: Afrim Kasolli

Në një sërë shkrimesh kohën e fundit e kam kritikuar logjikën e kryeministrit Kurti për ta portretizuar presidentin serb, Aleknsadër Vuçiq, vetëm si një vasal të liderit rus Vladimir Putin, dhe asgjë më shumë.  Askush nuk e mohon dhe nuk e konteston se këto dy vende kanë lidhje të thella historike, politike dhe kulturore. Si dhe se Rusia nuk është prezente në shumë struktura të shtetit dhe shoqërisë serbe. Këtu vlen të kujtohet vetëm e ashtuquajtura “Qendër Humanitare Serbo-Ruse” në qytetin e Nishit.  Mirëpo, që nga  shpërthimi i luftës në Ukrainë nuk është se Serbia nuk ka ndjekur një politikë më të pavarur nga Moska. Prnadaj, simplifikimi i këtij realiteti të ndërlikuar, të cilin si qëndrim i pari i Qeverisë së Kosovës e mbrojti edhe në intetevistën e fundit në CNN, nuk i ka ndihmuar shumë atij. Për më tepër e ka penguar që t’i shoh si duhet lëvizjet e politikës serbe në Beograd, dhe benfitiet që ajo është duke i gëzuar.

Në aspektin formal kryeministri Millosh Vuçeviq, ka deklaruar se Serbia e ka synim strategjik anëtarësimin në Bashkimin Evropian, si dhe të ketë miqësi me Kinën, Rusinë dhe SHBA-të. Madje për lidhjet me të dytën, shefi i Qeverisë serbe ka pohuar se “ Serbia nuk mund dhe nuk do të heqë dorë nga miqësia me Rusinë, popullin e së cilës ne e konsiderojmë vëllazëror, ashtu siç është rasti me ukrainasit. Ne e kemi dënuar qartë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, por kemi deklaruar se nuk do t’i bashkohemi politikës së sanksioneve”.

Mirëpo, janë një serë sferash konkrete, të cilat që kur ka filluar lufta në Ukrainë, po dëshmojnë se Serbia është duke e kërkuar një autonomi më të madhe strategjike. Kjo është vërejtur si me mbështetjen me armatim për ushtrinë ukrainase, ashtu dhe afirimin e integritetit territorial të këtij shteti, sipas kërkesave të perëndimit.

Sidoqoftë, shembulli më i spikatur i këtij tjetërsimi mund të vërehet edhe në politikat energjetike të shtetit fqinj. Mediumi i njohur Evropa e Lirë, në artikullin “Në kërkim të energjisë bërthamore, Serbia gjen veten në udhëkryq mes Kinës, Rusisë e Perëndimit”, shkruan se si, “Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po synon ta përdorë realitetin e ri, të krijuar nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia, dhe ta shtrijë strategjinë e njëjtë edhe për të ardhmen bërthamore të vendit të cilët e ka përdorur me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian karshi Rusisë dhe Kinës në lidhje me një sërë çështjesh së politikës së jashtme dhe sigurisë”. Sipas artikullit në fjalë, kjo nënkupton që Serbia po largohet nga Rusia për projekte të mëdha strategjike, por mbetet të shihet se ku do ta shpjerë kjo saktësisht Beogradin”. Po ashtu, “Vuçiqi ka ndërtuar gjithashtu lidhje të forta me Kinën, e cila ka investuar shumë në vendin ballkanik dhe shpesh kryeson sondazhet e opinionit serb si fuqia e huaj më popullore”. Kurse këtu nuk vlen të anashkalohen, as afërsia e tij specifike “me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili e ka bërë zhvillimin e energjisë bërthamore në të gjithë Evropën dhe përkrahjen e firmave evropiane pjesë kyçe të politikës së tij të “autonomisë strategjike”, e cila kërkon të riformësojë rendin politik në të gjithë kontinentin”.

Këto zhvillime tregojnë për dredhitë e presidentit serb për t’u adaptuar në një botë gjithnjë e më multipolare, si dhe për  t’i përdorur resurset energjetike dhe pozicinion gjeopolitik të vendit të tij . Dhe fatkeqësisht  është ky fleksibiliteti i politikës serbe që e ka vështirësuar më shumë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës, se sa të ishte një ndjekëse fanatike vetëm e interesave të Kremlinit në rajon. Pra, Kosova sot nuk ndodhet në pozicion të palakueshëm pse Aleksandër Vuçiq është vetëm një vartës i Putinit, por pse e ndërton një baraspeshë të ekuilibruar ndërmjet fuqive konkurruese në glob dhe pamundësia e kryeministrit Kurti për ta lexuar si duhet këtë realitetin gjeopolitik.

spot_img

Të fundit

Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat...

DEGRADIMI I FUTBOLLIT NË KOSOVË

Kosova humbi 0-3 ndaj Rumanise, në një ndeshje që...

Fundjavë me fluks në Morinë, qytetarët e Kosovës për pushime në Shqipëri edhe në shtator

Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me...

Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda territorit të Serbisë si reagim ndaj mbylljes së komunave paralele në Veri. Ai ka thënë se...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat maksimale 29C deri 32C. Nga dita e hënë përkeqësim i motit, me të reshura shiu...

DEGRADIMI I FUTBOLLIT NË KOSOVË

Kosova humbi 0-3 ndaj Rumanise, në një ndeshje që pritej ta fitonim dhe atë për dy arsye kryesore; Sepse jemi ekip më e mire...