Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kosovës do t’i shtohen edhe 300 ushtarë të rinj | Sipas ekspertit të sigurisë ky shtim është plan gjithëpërfshirës

Kosovës do t’i shtohen edhe 300 ushtarë të rinj | Sipas ekspertit të sigurisë ky shtim është plan gjithëpërfshirës

Kosovës gjatë muajit nëntor të këtij viti do t’i shtohen edhe 300 ushtarë të rinj të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Fillimisht, gjatë muajit shtator do të hapet aplikimi që më pastaj, ushtarë të pranuar do të fillojnë trajnimin bazik.

Kështu bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

E, në lidhje me këtë çështje, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, në një intervistë për GazetaBlic, theksoi se ky shtim i ushtarëve është plan gjithpërfshirës në ndryshimet gjeopolitike dhe gjeostrategjike, në të cilën thotë se qeverisja aktuale i ka mënjauar pengesat për shtimin e pjestarëve të sigurisë.

“Sa i përket çështjes së kërkesës tani më të qartë të Ministrisë së Mbrojtjes për shtimin e një numri të ri prej 300 nga muaji shtator, kjo është në planin gjithëpërfshirës dhe në ndryshimet që janë duke ndodhur në kontekstin gjeopolitik dhe gjeostrategjik dhe kur dihet për bazë që në këtë qeverisje është mënjanuar pengesa e numrit të pjestarëve që kanë qenë 5000 aktivë dhe 3000 rezervë. Tanimë këto kufizime nuk ekzistojnë dhe Kosova mund të shtojë numrin e pjestarëve të saj të uniformuar në ushtrinë sipas kërkesave, nevojave dhe konturave të sigurisë, që e atakojnë sigurinë nga faktorë të ndryshëm, qofshin nga ata të brendshëm apo jashtëm, ku dihet për bazë që komponenta ushtarake tanimë në këta muajt e kaluar ka pasur një shtim të aktivitetit duke e evaluar kontekstin e saj brenda regjimenteve të caktuara duke bashkëpunuar tutje me partnerët anstronologjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ushtrinë e Turqisë për të sjellë në nivelin sipas standardeve të parapara të NATO-s”, tha Shala.

Ai shton se FSK-ja dhe Policia e Kosovës janë duke përgatitur një komponentë të re e cila quhet “Xhandarmëria e Kosovës”, në të cilën mund të bashkëngjiten pjestarë të FSK-së dhe pjestarë të Policisë së Kosovës, në mënyrë që të parandalohet pengesa juridike, politike që në rast cenimi të integritetit të territorit të vendit tonë, kjo komponentë e re të jetë aktive edhe në pjesën veriore.