Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kosovën e vendosën si të Serbisë, Hoxhaj i reagon qeverisë hungareze

Kosovën e vendosën si të Serbisë, Hoxhaj i reagon qeverisë hungareze

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur një reagim të fortë ndaj publikimit të fundit nga qeveria hungareze, e cila ka paraqitur medaljet olimpike të Kosovës si të fituara nga Serbia.

Hoxhaj në një postim në “X” ka shkruar se qeveria hungareze po pasqyron një realitet fiktiv.

“Harta e medaljeve olimpike e qeverisë hungareze duket se pasqyron një realitet fiktiv. Vendi i drejtë i Kosovës në hartë, së bashku me medaljet e fituara, është i pamohueshëm dhe do të mbetet gjithmonë aty. Më shumë fat herën tjetër me gjeografinë”, ka shkruar Hoxhaj.