Qeveria e Kosovës ka publikuar logon zyrtare për shënimin e 16-vjetorit të pavarësisë.
“Kosovë ne të dalim zot”, është mbishkrimi që është vendosur në logon zyrtare shtetërore,.
“Logoja zyrtare shtetërore për shënimin e 16-të vjetorit të Pavarësisë dhe programi i plotë i manifestimeve shtetërore për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë, 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Qeveria ka publikuar edhe planin për aktivitete që do të mbahen me rastin e shënimit të 16 vjetorit të pavarësisë.
//TV Arbëria