Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kosovari me shtetësi zvicerane me 114 gjoba në Kosovë del pa patentëshofer e bie në radar, Policia e njofton Zvicrën

Kosovari me shtetësi zvicerane me 114 gjoba në Kosovë del pa patentëshofer e bie në radar, Policia e njofton Zvicrën

Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit ka njoftuar se sot kanë  rreth orës 12:31, patrulla e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor (NJRTRR) në Prizren, përmes radarit mobil, ka identifikuar kundërvajtjen e shkaktuar nga drejtuesi i veturës BMW XM me targa zvicerane, i cili ka qarkulluar me 77 km/h në zonën me kufizim prej 50 km/h.

Pas verifikimit të dokumentacionit, Policia ka konstatuar se drejtuesi ka qenë nën masën e ndalesës për drejtimin e mjetit motorik dhe si pasojë, Policia ia ka konfiskuar automjetin në bazë të nenit 246, paragrafi 5 dhe l të Ligjit për Trafikun Rrugor, si dhe i është shqiptuar gjobë prej 500 euro dhe masë ndalese shtesë prej 6 muajsh.

“Duke qenë se kundërvajtësi është me nënshtëtësi zvicerane, do të zbatohen procedurat për njoftimin e autoriteteve zvicerane lidhur me ndalesën për drejtimin e mjetit motorik”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Nga të dhënat në sistemin SIPK, rezulton se personi në fjalë ka të evidentuara 114 gjoba, prej të cilave 18 vetëm në dy vitet e fundit, ku 3 prej tyre lidhen me nenin 246 paragrafi 5 – drejtim i mjetit motorik nën masën e ndalesës.