Në Ambasadën e Kosovës në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për nder të 17 shkurtit, pavarësisë së Kosovës shkuan një numër i madh i kosovarëve.
Kështu ka njoftuar Ambasada në fjalë në faqene saj zyrtare në Facebook.
“Sot, shtëpinë e kishim plot me bashkatdhetarë e miq me rastin e festimit të përvjetorit të 17-të të pavarësisë së Republikës së Kosovës.Falënderojmë përzemërsisht komunitetin tonë të shkëlqyeshëm për angazhimin dhe kontributin e dhënë në Shtetet e Bashkuara duke qenë ndër urat lidhëse më të fuqishme ndërmjet shteteve tona”, thuhet në njoftim.