Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kosova zë vendin e parë në edicionin e 5-të të Çmimit Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ në Sllovaki

Kosova zë vendin e parë në edicionin e 5-të të Çmimit Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ në Sllovaki

Organizata TOKA ka njoftuar se Kosova e ka zënë vendin e parë në edicionin e pestë të Çmimit Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ në Sllovaki.

“Super Vullnetarët e Kosovës, duke ndryshuar jetë, shkruajnë historinë! Jemi shumë të lumtur të njoftojmë se Kosova ka zënë VENDIN E PARË në Edicionin e pestë të Çmimit Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ në Sllovaki!”, shkroi organizata të enjten në një postim në Facebook.

Klubi i Vullnetarëve “Yjet” nga Shkolla Rexhep Akllapi “mahniti botën me projektin e tyre ‘Një herë një hero, gjithë jetën hero’, duke fituar vendin e parë në kategorinë e Edukimit Jo-formal”, thotë TOKA.

“Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, këta Super Vullnetarë u trajnuan për të ofruar ndihmën e parë dhe më pas ua kaluan njohuritë e tyre 200 nxënësve, prindërve dhe mësuesve në komunitetin e tyre! ‘Ky çmim i kushtohet Super Vullnetarëve tanë që punuan pa u lodhur në një fshat të vogël në Kosovë. Kjo dëshmon se ata vlejnë dhe munden, kur guxojmë të ëndërrojmë e arrijmë madhështinë. Klubi ‘Yjet’ shkëlqyen sot’ – u shprehën lideret Arjeta Shillova dhe Mimoza Bytyçi duke e pranuar çmimin.