Të rinjtë e Kosovës kanë mposhtur Spanjën për kualifikimet në Euro U19.
Ndonëse spanjollët krijuan epërsi të dyfishtë në pjesën e parë, po në këtë pjesë djemtë e Kosovës arritën ta shkrimin disavantazhin, e madje edhe krijuan epërsi prej 3-2.
Në fillim të pjesës së dytë, spanjollët realizuan për 3-3.
Ndeshja vazhdoi me këtë rezultat deri në minutën e tretë shtesë të ndeshjes, kur Elvir Gashijani shënoi për rezultatin 4-3.
Kjo është fitorja e parë e Kosovës U19 në këtë fazë, pas humbjes nga Austria 4-0.
Aktualisht, Kosova renditet e dyta në grup, në të cilin Austria është në të parin, kurse Spanja dhe Ishujt Faroe zënë pozitat 3 respektivisht 4.