Shqipëria U19 triumfoi në ndeshjen e parë miqësore ndaj Kosovës U19 me rezultatin 2-0.Kuqezinjtë dominuan takimin në stadiumin “Egnatia Arena”, aty ku protagonisti kryesor ishte sulmuesi Flavio Sulejmani. Autori i dy gola brenda tri minutave.
Kuqezinjtë shënuan gol që në minutën e 6-të. Sulejmani realizoi një gol shumë të bukur me një gjuajtje nga jashtë zone. 18-vjeçari i talentuar i Lazios nuk u ndal, teksa festoi sërish pas tri minutave. Këtë herë me kokë.
Sulmuesi kuqezi shfrytëzoi harkimin nga goditja e këndit dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke vulosur rezultatin 2-0 për Shqipërinë U19. Në fraksionin e dytë kuqezinjtë administruan fitoren dhe rezultatin.