Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar njërën nga fitoret më të mëdha në historinë e saj futbollistike.
Të hënën mbrëma në Göteborg, “Dardanët” triumfuan me rezultat 1:0 ndaj Suedisë, duke bërë një hap të madh në garën e Grupit B të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Heroi i ndeshjes ishte Fisnik Asllani, i cili në minutën e 32-të shënoi golin e vetëm të takimit. Pas një aksioni të ndërtuar mirë, Vedat Muriqi nuk arriti të përfundonte sulmin, por Veldin Hoxha i shtyu topin drejt Asllanit, që e dërgoi me saktësi në rrjetë.