Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Kosova, shtet i xhudos” – Pjestarë të FSK-së trajnohen në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë

“Kosova, shtet i xhudos” – Pjestarë të FSK-së trajnohen në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë

Në kuadër të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”, në Qendrën Nacionale të Xhudos në qytetin e Pejës, është organizuar trajnimi për pjesëtarët e Forca e Sigurisë së Kosovës në fushën e xhudos, me fokus në avancimin e teknikave të xhudos dhe vetëmbrojtjes.

Ky program përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve të FSK-së, duke u bazuar në njohuritë dhe aftësitë e fituara përmes sportit të xhudos.

“Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim të Federates së Xhudos të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.