Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit, mirëpritet nga Izraeli

Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit, mirëpritet nga Izraeli

Kosova ka shpallur organizatë terroriste Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), në një vendim të marrë gjatë mbledhjes së Qeverisë së mbajtur dje.

Ky hap është mirëpritur nga shteti i Izraelit.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit, përmes një postimi në Facebook.

“Ne e mirëpresim njoftimin e Republikës së Kosovës për të shpallur IRGC-në si një organizatë terroriste. Bota duhet të bashkohet në luftën kundër regjimit terrorist të Iranit”, ka shkruar MPJ-ja izraelite.