Përfaqësuesja e Kosovës është grumbulluar për ndeshjet e muajit nëntor, ku tre ndeshje në program janë për tu zhvilluar.
E para do të zhvillohet ditën e sotme në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ku përballë është Përfaqësuesja e Izraelit.
Dardanët do të luajnë në praninë e tifozëve sfidën e tetë të kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.
Në fakt kjo është ndeshja e katërt e Kosovës në ‘Fadil Vokrri’, por që nuk e ka shijuar ende fitoren pasi ka vetëm tre barazime.
Nga ana tjetër mysafirët janë ende në garë për kualifikim dhe kërkojnë fitore për t’i shtuar edhe më shumë gjasat për një gjë të tillë.
Kjo ndeshje ka qenë e paraparë të zhvillohet në muajin e kaluar, por që është shtyrë nga UEFA për shkak të luftës që është duke u zhvilluar në Izrael.
Gjithsesi masat e sigurisë janë në maksimum për këtë sfidë e cila do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në Prishtinë.
/TV Arbëria