Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kosova pranon të bashkëpunojë me Britaninë e Madhe për qendrat e kthimit të emigrantëve

Kosova pranon të bashkëpunojë me Britaninë e Madhe për qendrat e kthimit të emigrantëve

Kosova është shteti i parë që ka shprehur gatishmërinë për të pranuar kërkuesit e azilit të refuzuar nga Britania e Madhe, si pjesë e planit të ri të qeverisë britanike për të ngritur “qendra kthimi” në shtete të treta, raporton The Guardian.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se po zhvillohen bisedime me autoritetet britanike dhe ka theksuar se Kosova dëshiron të ndihmojë në këtë proces. Plani parashikon dërgimin e personave të refuzuar për azil në këto qendra, pasi të kenë shteruar të gjitha mundësitë për apel.

Ndryshe, kryeministri shqiptar Edi Rama ka përsëritur kundërshtimin e tij ndaj qendrave të tilla në Shqipëri, duke deklaruar: “Kur bëhet fjalë për qendrat, ose sido që të quhen ato, e kam thënë dhe e përsëris: kurrë në Shqipëri”.

The Guardian vë në dukje se Kosova është një rast i veçantë në rajon, ndërsa liderët e tjerë e konsiderojnë këtë si një dëshmi se Britania e Madhe ndodhet në “një vend të errët” përsa i përket politikës së emigracionit.