Vetëvendosje do të fitojë më shumë se 50 % të votave në zgjedhjet e ardhshme.
Kështu është shprehur deputeti i kësaj partie, Enver Dugolli.
Madje Dugolli thotë se Vetëvendosje është e gatshme për zgjedhje të reja parlamentare, kurdo që ato do të organizohen.
“VV-ja nuk frikësohet. Përkundrazi, zgjedhjet e parakohshme do të na nxirrnin edhe më shumë sesa 50%. Ky rezultat 50% ka qenë në vitin 2021, por tani mund të ecim edhe më shumë, gjithmonë duke u bazuar në vullnetin e qytetarëve, pritshmëritë e tyre, zbatimin e premtimeve…”, tha Dugolli në Tëve1.
Dugolli pati kritika ndaj partive opozitare lidhur me marrëveshjet ndërkombëtare.
“Opozita ka kërkuar qysh në vitin e parë të qeverisjes, zgjedhje të reja. Madje, kemi një parti politike që u barrikadua pranë kërkesës se nuk voton asnjë marrëveshje ndërkombëtare pa u caktua data e zgjedhjeve të parakohshme. Tani, çuditërisht s’po shohim një zë, disi sikur janë tërhequr. VV-ja është komode.”, u shpreh Dugolli.