Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA sot ka publikuar renditjen e re të ekipeve kombëtare.
Pas rezultateve jo të mira në kualifikimet për në Kampionatin Evropian Euro 2024, Kombëtarja e Kosovës ka rënë një pozitë më poshtë
Krahasuar me renditjen paraprake, “Dardanët” janë një vend më poshtë, përkatësisht në të 108-tin.
Ndërsa renditja kryesohet nga Argjentina, e ndjekur nga Franca e Brazili, ndërsa top-5 kompletohet me Anglinë dhe Belgjikën.
/TV Arbëria