Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po përfaqëson vendin në Samitin e Procesit të Bërdo-Brijunit, që po mbahet sot në Shqipëri, në mesin e liderëve të tjerë të rajonit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e pandryshuar të Kosovës për integrim në strukturat euro-atlantike.
“Republika e Kosovës, në mesin e shteteve të rajonit, e palëkundur në përkushtimin për integrim euro-atlantik,” ka shkruar ajo, duke nënvizuar rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në iniciativat rajonale që synojnë paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin ndërshtetëror.