Shteti i Kosovës për katër vite nuk ka pasur asnjë njohje të re, shkruan TV Arbëria.
Lidhur me këtë në një përgjigje për TV Arbëria, ka folur deputeti nga LVV-ja, Agon Batusha, ai cilëson se nuk ka ndonjë dështim sa i përket kësaj teme.
“Nuk mendoj qe eshte deshtim sepse duhet shikuar synimet e Qeverise, strategjia dhe rrethanat gjeopolitike te rajonit dhe botes”, ka thënë Batusha.
Sipas Batushës disa ngjarje në botë kanë bërë që fokusi të mos jetë tek Kosova.
“Pikerisht qe bota eshte fokusuar ne invazionin rus ne Ukraine dhe parandalimin e konflikteve te reja, ka bere qe fokusi te mos jete tek avancimi i Kosoves dhe shteteve tjera aleate te perendimit ne disa fusha te diplomacies”, ka thënë Batusha për TV Arbëria.
Tutje deputeti i VV-së ka thënë se Kosova ka shënuar suksese në vazhdimësi në disa fusha në arenën ndërkombëtare.
“Por, Kosova ka shenuar suksese ne vazhdimesi ne disa fusha ne arenen nderkombetare, konform strategjise qe eshte ndjekur. Gjithsesi rol te rendesishem luan rrethnat nderkombetare, pozicionimi i shteteve dhe synimet e organizatave nderkombetare”, ka thënë Batusha. /TV Arbëria