Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kosova pa njohje të reja/ Analisti: Duhet një strategji e qartë dhe investim më i madh në këtë drejtim, njohjet deri tani janë meritë e ndërkombëtarëve

Kosova pa njohje të reja/ Analisti: Duhet një strategji e qartë dhe investim më i madh në këtë drejtim, njohjet deri tani janë meritë e ndërkombëtarëve

Qeveria Kosovës, përgjatë katër viteve nuk ka arritur të sigurojë asnjë njohje të re. E udhëhequar nga Lëvizja Vetëvendosje me Albin Kurtin në krye, dhe Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, shkruan TV Arbëria.

Lidhur me këtë për TV Arbëria ka folur analisti politik, Visar Xani, ai ka deklaruar se njëra ndër arsyet se ngecjeve në këtë aspekt, është mungesa e kapaciteteve të Kosovës në këtë drejtim.

“Për mungesën e njohjeve ka disa faktorë të cilët kanë ndikuar direkt, në këtë aspekt, e para është mungesa e kapacitetit të shtetit të Kosovës dhe diplomacisë për të lobuar dhe për të njohur paavrësinë e Kosovës, madje është bërë shumë pak për të mos thënë hiç, dhe duhet një angazhim, një strategji e qartë dhe investim më i madh në aspektin e lobimit, një lobim që jep efekt, dhe jo një lobim që shpenzon para, dhe rezultati është pothuajse zero”, ka thënë analisti.

“Në anën tjetër edhe faktori ndërkombëtar me gjasë i ka dhënë hapësirë dialogut dhe konsideron se me procesin e dialogut mund të zhbllokojë disa njohje duke e bërë shtetin e Kosovës funksional duke e anëtarësuar në disa organizata ndërkombëtare”, ka potencuar tutje ai.

Ndër të tjera analisti thekson se në temën e njohjeve të reja, Kosova ka pasur një rol minimal, e që sipas tij të gjitha meritat i takojnë SHBA-ve, Britanisë dhe vendeve të tjera që kontribuan në këtë aspekt.

“Gjithsesi njohjet që i kemi marrë deri më tash nuk ka qenë meritë, mbase Kosova ka pasur një ndikim minimal, i gjithë falënderimi duhet t’i shkojë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe vendeve të tjera me ndikim që kanë arritur të na sigurojnë njohje dhe të na njohin që në shpalljen e pavarësisë së parë”, ka thënë Xani.

Visar Xani gjithashtu thotë se, që nga koha kur Kosova ka marrë në dorë këtë çështjen e njohjeve të reja, rezultatet janë shumë të vogla, dhe sipas tij mungon potenciali për të ndikuar tek shtetet e tjera.

“Ndërsa në momentin që Kosova ka marrë në dorë procesin, rezulatatet kanë qenë të mangëta, përshkak potenciali diplomatik, ekonomik, politik, dhe në çdo aspekt është pothuajse minor dhe aftësia dhe potenciali për të ndikuar tek kto shtete dhe për të ndryshuar qëndrim është shumë i vogël”, ka thënë Xani.

Njohja e fundit e Kosovës është ajo e Izraelit, që nga Marrëëveshja e Uashingtonit. /TV Arbëria

Powered by WordPress