Shkruan: Basri Beka
Deklaratat e Christopher Hill nuk janë thjesht një intervistë rutinë e një ish-ambasadori amerikan. Janë pasqyra e një realiteti të ri: Ballkani nuk është më prioritet i Washingtonit. SHBA-të e kanë bërë të qartë se nuk do të ndërhyjnë si dikur, nuk do të “ndreqin” përditë problemet mes Kosovës dhe Serbisë, sepse bota ka halle më të mëdha – Ukrainën, Lindjen e Mesme, Iranin.
Kjo për Kosovën nuk është tragjedi, është mundësi. Është sinjali se koha e të kërkuarit shpëtim nëpër korridore ndërkombëtare ka marrë fund. Nëse askush nuk ka më kohë të merret me ne, atëherë është detyrimi ynë që të dalim nga marrëveshjet që na mbajnë peng: nga “parimet e bisedimeve teknike” të vitit 2013, te marrëveshja e Asociacionit në 2015, e deri te marrëveshja e Brukselit me aneksin e Ohrit në 2023. Të gjitha këto nuk sollën asnjë përfitim për Kosovën – vetëm bllokim dhe iluzion se dikush tjetër do ta bëjë punën tonë.
Nëse Kosova do të jetë shtet i respektuar, atëherë duhet të sillet si shtet. Dhe kjo nis nga një akt i thjeshtë, por i madh: shkëputja nga marrëveshjet që cënojnë Kushtetutën dhe shndërrimi i dialogut me Serbinë në një proces normal diplomatik, mes dy shteteve të barabarta. Jo më platformë për autonomi paralele në veri, jo më hapësirë për ndërhyrje të Beogradit.
Mesazhi i Hill është brutal në sinqeritetin e tij: “Problemet duhet t’i zgjidhni vetë.” Kjo është arsyeja pse Kosova duhet të marrë përgjegjësi, të shtrijë sovranitetin e plotë në çdo cep të territorit dhe të mbyllë kapitullin e varësisë politike nga Serbia dhe kompromiset e pafundme që vetëm na kanë dobësuar.
Është koha që Kosova të dalë nga hija e marrëveshjeve të dështuara dhe të hyjë në një fazë të re – fazën e shtetit që vendos vetë për veten. Heshtja e Washingtonit nuk është dënim,