“Nuk shkoni më atje, nuk guxoni më…”- Vetëvendosje përgatit një video për Banjskën, godet opozitën

Lëvizja Vetëvendosje, në përvjetorin e rënies së rreshterit të...

Studimi gjen se ka një shkallë të lartë mosbesimi mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë

Tensionet politike në lidhje me dialogun midis Kosovës dhe...

Fondi i Ballkanit Perëndimor shpall fituesit e rinj të granteve me vlerë 30.000 euro

Fondi i Ballkanit Perëndimor shpall 12 përfituesit e rinj...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kosova nënshkruan tri marrëveshje të rëndësishme me Suedinë për ekstradim dhe ndihmë juridike

Extra AL PVC

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Sekretarin e Shtetëror të Mbretërisë së Suedisë, Mikael Kullberg. Pas takimit, ata nënshkruan tri Marrëveshje Bashkëpunimi që fokusohen në forcimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë.

Republika e Kosovës bëhet kështu shteti i parë në Ballkan që lidhë marrëveshje të tilla me Suedinë, një hap i rëndësishëm në avancimin e partneritetit mes dy vendeve.

Në njoftim thuhet se ministrja Haxhiu theksoi se “ky akt është një hap tutje në avancimin dhe thellimin e partneritetit dhe bashkëpunimit në mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë në fushën juridike ndërkombëtare,”

Marrëveshja e parë, për Ndihmë Juridike të Ndërsjellë në Çështjet Penale, ka për qëllim krijimin e një baze ligjore dypalëshe që do të harmonizojë procedurat për ndihmë juridike mes dy vendeve, duke garantuar një bashkëpunim më efikas.

Marrëveshja për Ekstradim, e cila është gjithashtu e rëndësishme, “përmban rregullime të hollësishme për procedurat që do të ndiqen nga momenti i parashtrimit të kërkesës për ekstradim deri në dorëzimin e personit të ekstraduar,” theksoi ministrja.

Ndërsa, Marrëveshja për Transferimin e Personave të Dënuar synon të përmirësojë bashkëpunimin në fushën e drejtësisë dhe rehabilitimin social të personave të dënuar, duke lejuar transferimin e tyre për ekzekutimin e dënimeve në shtetin e vendbanimit të përhershëm.

Këto marrëveshje shënojnë një hap të rëndësishëm për avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Kosovës dhe forcimin e sistemit të drejtësisë.

spot_img

Të fundit

“Nuk shkoni më atje, nuk guxoni më…”- Vetëvendosje përgatit një video për Banjskën, godet opozitën

Lëvizja Vetëvendosje, në përvjetorin e rënies së rreshterit të...

Studimi gjen se ka një shkallë të lartë mosbesimi mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë

Tensionet politike në lidhje me dialogun midis Kosovës dhe...

Fondi i Ballkanit Perëndimor shpall fituesit e rinj të granteve me vlerë 30.000 euro

Fondi i Ballkanit Perëndimor shpall 12 përfituesit e rinj...

“Nuk shkoni më atje, nuk guxoni më…”- Vetëvendosje përgatit një video për Banjskën, godet opozitën

Lëvizja Vetëvendosje, në përvjetorin e rënies së rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ka përgatitur një...

Studimi gjen se ka një shkallë të lartë mosbesimi mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë

Tensionet politike në lidhje me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, moskuptimi i pozitës specifike dhe nevojave të komunitetit serb nga ana e shumicës shqiptare,...

Fondi i Ballkanit Perëndimor shpall fituesit e rinj të granteve me vlerë 30.000 euro

Fondi i Ballkanit Perëndimor shpall 12 përfituesit e rinj të granteve të tij rajonalë, me vlerë 30.000 euro secili. Këto grante, të bashkëfinancuara nga Bashkimi...