Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kosova nën masa sanksionuese nga BE-ja, i konvenon Listës Serbe dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiq

Kosova nën masa sanksionuese nga BE-ja, i konvenon Listës Serbe dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiq

Shkruan: Afrim Kasolli

Refuzimi i Listës Serbe, për të marrë pjesë në votimin e paraparë për 21 prill për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, mund të jetë i motivuar edhe nga një shkak tjetër, përkundër arsyetimit të kotë zyrtar që e paskan artikuluar.

Është e ditur prej kohësh se kjo temë është ajo që me së shumti e ka polarizuar raportin e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare ne përgjithësi dhe SHBA-te ne vecanti. Për me tepër, per këtë arsye, ndonëse nuk është e vetmja, Kosova u vendos nën masa sanksionuese nga BE-ja. Dhe mbajta gjallë e këtij tensioni i konvenon si Listes Serbe, ashtu edhe mentorit të saj politik, presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Prandaj, as ajo kjo parti dhe as kryetari serb, nuk kanë interes që të zgjidhet ky problem, por që të zvarritet sa me shumë, sepse në këtë mënyrë edhe vazhdojnë rolin e viktimës si dhe e mbajnë presionin ndërkombëtar mbi Kosovën, kurse Beogradit i krijojnë një komoditet diplomatik.

/TV Arbëria

Themes by WordPress