Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Kosova në volejboll i nis me humbje kualifikimet evropiane

Kosova në volejboll i nis me humbje kualifikimet evropiane

Në ndeshjen e parë të kualifikimeve ndaj Letonisë, Kosova u mposht me rezultat 3-0, në sete 14:25, 19:25 dhe 17:25.

Seti i parë ishte më i zbehti për Kosovën.

Ekipi nuk arriti ta gjejë ritmin e duhur dhe ishte i ngathët në mbrojtje, duke i dhënë Letonisë një epërsi të qartë, me çka ndikoi që mysafirët të shënojnë lehtë pikët dhe të mbyllë setin me një diferencë të konsiderueshme prej 11 pikësh.

Në setin e dytë, Kosova tregoi një përmirësim të dukshëm, duke arritur të kalojë në epërsi deri në tre pikë, në periudhën kur rezultati ishte 13:10.

Kjo periudhë e lojës dëshmoi përkushtimin dhe luftën e skuadrës kosovare, duke treguar se mund të rivalizojë. Megjithatë, në gjysmën e dytë të setit, Letonia rikuperoi shpejt dhe mori kontrollin, duke e përmbyllur setin në favorin e saj me një rezultat 19:25.

Seti i tretë ishte një përpjekje e fortë nga Kosova për të rikthyer ndeshjen, por Letonia përsëri doli më e suksesshme.

Kosovarët arritën të mbajnë një ritëm të mirë dhe të qëndrojnë afër rezultatit për pjesën më të madhe të setit, por në fund mungesa e eksperiencës dhe cilësisë bëri që Letonia ta mbyllë setin me rezultatin 17:25, duke siguruar kështu fitoren e saj të tretë kundër Kosovës.

Kjo ishte fitorja e tretë e letonezëve përballë Kosovës, pas dy fitoreve të mëparshme të regjistruara në vitin 2018.

Kosova do të zhvillojë ndeshjen e saj të radhës më 28 gusht 2024, si mysafir ndaj Sllovakisë.

Pavarësisht humbjes, përballë një skuadre shumë më cilësore, paraqitja në secilin prej setave dha sinjale të mira për Kombëtaren.

Pas gjashtë vjet mungesë në prezantimet zyrtare në garat ndërkombëtare, kjo përballje tregoi se Kosova po përmirësohet dhe mund të ofrojë më shumë në të ardhmen.

Powered by WordPress