Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kosova në udhëkryq politik: Kush do t’i sigurojë 81 vota?

Kosova në udhëkryq politik: Kush do t’i sigurojë 81 vota?

Nga Nikollë Ukaj

Nëse partitë opozitare mbeten kategorikisht kundër bashkëqeverisjes me Lëvizjen Vetëvendosje, atëherë pyetja e madhe që lind është: si do të sigurohen 81 votat për zgjedhjen e presidentit të ri në pranverë?

Mosarritja ndërmjet partive opozitare nuk lidhet vetëm me mospërputhjet programore, por edhe me mungesën e besimit te ndërsjell dhe kalkulimet politike për pozicionin mbrenda nje qeverie të mundshme. Secila parti është përpjekur ta ruajë identitetin dhe ndikimin e vet elektoral, gjë qe ka pamundësuar një marrëveshje të përbashkët. Ky ngërç politkë, megjithatë, po e shtyn vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, te cilat duket se janë bërë e vetmja rrugë për t’i dhënë fund paqartësisë aktuale në skenën politike të Kosovës

Edhe në rast se vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, gjasat janë të mëdha që të mos ketë ndryshime të mëdha në raportet e forcave politike – ndoshta vetëm një rënie e Vetëvendosjes në numrin e deputetëve.

Në këtë situatë, nëse bllokada politike vazhdon dhe numrat nuk dalin as pas zgjedhjeve, a po na pret një tjetër raund zgjedhjesh – këtë herë nga dimri në pranverë?
Kosova, sërish, përballë dilemës së njohur: stabilitet apo zgjedhje të pafundme.

A do të zbutet qëndrimi i Albin Kurtit?

Përtej numrave, mbetet një pyetje thelbësore:

A do të ketë zbutje të kokëfortësisë së Albin Kurtit?

A do të gjejë guximin politik për të bashkuar forcat me partinë e dytë dhe për të ndërtuar një qeveri gjithëpërfshirëse, apo do të vazhdojë ky version i vjetër i qeverisjes së izoluar që ka krijuar ngërç të vazhdueshëm?

Një bashkëpunim mes partisë së parë dhe të dytës do të ishte shenjë pjekurie politike dhe hap drejt stabilitetit, ndërsa vazhdimi i kursit aktual vetëm e zgjat pasigurinë në institucione dhe dëmton proceset demokratike të vendit.

Ndoshta shumë shpejt do të kemi nje opozitë që do të shënojë rritje të madhe, aq sa deri në pranverë të jëtë në pozitë ta sfidojë dhe ta mund Albin Kurtin. Populli duket se po e kupton gjithnjë e më shumë se forca e vërtetë politike dhe përfaqësimi gjithëperfshirës nuk qendron tek një parti e vetme, port ek bashkëpunimi i LDK-së, PDK-së AAK-së dhe NISMA Socialdemokrate.

Dëmi për Kosovën dhe ekonominë

Në këtë rrugëtim të stërzgjatur politik, dëmi për Kosovën dhe ekonominë e saj është i dukshëm.

Investimet po ngadalësohen, besimi i qytetarëve është lëkundur, dhe pasiguria politike po e frenon zhvillimin ekonomik.

Çdo muaj pa stabilitet është një hap mbrapa – në ekonomi, në diplomaci dhe në mirëqenien e qytetarëve.

Kosova ka nevojë për mençuri politike, jo për inate të pafundme.

Në pranverë, nuk do të përcaktohet vetëm kush do të jetë presidenti, por edhe nëse klasa politike do të tregojë pjekuri, apo do të na çojë sërish drejt një pranvere me zgjedhje.