Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar rënie për dy pozita në ranglistën e FIFA-s, ndërsa Kombëtarja e Shqipërisë është ngritur për tri pozita pas ndeshjeve të shtatorit.
Dardanët luajtën dy ndeshje gjatë muajit shtator, ku fillimisht barazuar 2-2 në Prishtinë me Zvicrën, ndërsa u mposhtën 2-0 nga Rumania.
Këto rezultate bën që Kosova të bie për tri pozita në ranglistën e re të FIFA-së të publikuar sot (e enjte).
Pas këtyre dy ndeshjeve, Kosova e sheh veten nga pozita e 109-të në pozitën e 111-të me 1181 pikë.
Për dallim nga Kosova, Shqipëria ka shënuar ngritje për tri pozita, pas barazimit 1-1 me Çekinë në udhëtim dhe fitoren 2-0 ndaj Polonisë në Tiranë.
Pas këtyre rezultateve, Shqipëria e sheh veten nga pozita e 65-të në pozitën e 62-të me 1395 pikë.