Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kosova “në prag” të Luftës së Tretë Botërore

Kosova “në prag” të Luftës së Tretë Botërore

Shkruan: Afrim Kasolli

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk pas pas sulmit rus me dronë në hapësirën ajrore të këtij shteti, ka deklaruar se “Polonia kurrë nuk qenë më afër se tani në prag të një luftë të rë, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore” Sipas shefit të Qeverisë së Polonisë, kishin ndodhur 19 shkelje të hapësirës ajrore, kur disa prej dronëve ishin drejtuar nga territori i Bjellorusisë. Tre dronë u rrëzuan.

Analistë të ndryshëm ushtarakë kanë vënë në pah se vetëm pretendimi i Rusisë se një operacion i tillë ishte paqëllimshëm dhe nuk e kishte cak territorin polak, nuk është i qëndrueshëm. Kurse arsyet e një provokimi të tillë mund të jenë të shumëfishta. Që nga ato që Kremlini tenton ta testojë mbrojtën ajrore të NATO-së, e deri tek sfidimi i unitetit transatlantik, apo mënyra se si do të reagojnë SHBA-të ndaj provokimeve të tilla.

Sidoqoftë, një incident i tillë po ndodh pak ditë pas samitit të Alaskës ku presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin u takuan për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë me qëllim sigurimin e një armëpushimi dhe marrëveshje eventuale paqësore për t’i dhënë fund kësaj lufte. Dhe në vend angazhimit në funksion të këtij qëllimi, përshkallëzimi i sulmeve ruse është bërë më intensiv se asnjëherë tjetër më parë. Madje duke i provokuar edhe shtetet e Aleancës Veri-Atlantike. Po ashtu ky përshkallëzim vjen pak ditë pas Samitit të Sigurisë të mbajtur në Kinë ku dy kryetari i i këtij shteti XI Jinping dhe Vladimir Putin ,i bënë të qarta edhe një herë synimet e tyre revizioniste gjeopolitike ndaj rendit ndërkombëtar.

Siç dihet deri me tani NATO ka qenë e kujdesshme që të shmanget konfrontimi i drejtpërdrejt ushtarak me Rusinë, ndonëse nuk ka munguar asistenca ushtarake, financiare dhe logjistike për ushtrinë e Ukrainës. Madje ishte presidenti francez Emmanuel Macron që kohë me parë në mënyrë te qartë kishte pohuar se nëse Perëndimi nuk dëshiron që të humb Ukraina luftën me Rusinë atëherë nuk duhet përjashtuar edhe dërgimin e trupave tokësore nga NATO. Opsion ky që u refuzua kategorikisht.

Megjithatë, shpeshtimi i incidenteve të tilla shumë lehtë mund të shndërrohet në burim të një lufte të re botërore. Duket që planet për zgjerim hegjemonik te Kinës në Azi Paqësor duke filluar nga aneksimi i Tajvanit si dhe të Rusisë në Evropën Lindore, po e bëjnë të pashmangshme rrugën e një konfrontimi të global.

Në tërë këtë katrahurë, duket që Kosova e ke luksin që të mbajë të bllokuar funksionimin e shtetit. Dhe që detyrë e vetme e atyre që sot janë në pushtet është se si ta sulmojë Gjykatën Kushtetuese. /TVArbëria