Shkruan: Afrim Kasolli
Që nga publikimi i kolumnës së të ngarkuarës me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, se edhe Kosova e ka urgjente të bëhet pjesë e nismave rajonale të mbështeteura nga SHBA-të për gazifikim, ka shpërthyer një debat mbi arsyeshmerinë dhe domosdoshmërinë e këtij projekti.
Sic dihet, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor tashmë janë duke ndërtuar infrastruktuturën e tyre me qëllim të furnizimit me gazin e lëngshëm natyror amerikan(LNG). Ne këtë drejtim, vetëm Kosova nuk ka ndërrmarrë asnjë veprim. Për më shumë, sipas justifikimeve të pushtetit aktual ka pak gjasa që t’i thuhet po këtij projekti. Qeveria e Kosovës është duke insistuar se interes i saj është fillimi studimeve të mundësisë së gazifikimit të thëngjillit si dhe format tjera alternative.
Vetë e diplomatja amerikane, por edhe apologjetet tjerë të kësaj nisme nuk kanë lënë pa kujtuar se ky projekt është i lidhur me projeksione afagjata gjeopolitike me qëllim të minimit të ndikimit energjetik të Rusisë, jo vetëm në rajonin e Bllakanit Perëndimor, por në përgjithësi në kontinetin evropian. Sic dihet, deri para shpërthimit të luftës në Ukrainë, deri në 45 për qind të nevojave për gaz, Evropa i siguronte nga Rusia. Dhe një aset i tillë pa dyshim se ishte një levë e fuqishme gjeopolitike ne duart e Kremlinit. Mirëpo, për shkak të agresionit të Moskës mbi Kievin, tashmë kjo shumë ka rënë në 6 për qind. Kurse Bashkimi Evropian e ka miratuar një rregullore më anë të së cilës parashihet që duke filluar nga viti 2028, të ndalohet plotësisht importimi I gazit rus.
Në këtë drejtim, nuk ka dyshim se njëri nga motivet kryesore strategjike të SHBA-ve mbetet kufizimi i burimeve dhe potecialeve ruse.
Mirëpo, megjithatë këtu duhet cekur se kjo inisiativë amerikane, ashtu edhe të tjera që lidhen me forcimin e burimeve energjetike, para së gjithash janë të drejtuara më shumë kundër Kinës sa sa kundër Rusisë. Pra, sot bota sic e kanë vënë në pah shumë autorë po përfshihen nga një “Luftë të Ftohtë” energjetike ndërmjet asaj që po quhen si “Petro State” dhe Electro State” sa i përket shfrytëzimit të burimeve energjetike.
Kështu nuk është e rastësishme që sot SHBA-të janë shndërruar në prodhesin dhe eksportuesin kryesor të naftës, gazit dhe gazit të lëngshëm natyral. Po ashtu, disa herë Uashingtoni u ka berë thirrje vendeve te OPEC që ta shtojnë sasinë e prodhimit të naftës. Ndërkaq, si target kryesor i administratës Trump në këtë mandat po ashtu u vecuan Venezuela dhe Irani, dy vende me potenciale të jashtëzakonshme energjetike me bazë në lëndët fosile.
Në arsyetimin e Presidentit Trump si në rastin e intervenimit në Venezuelë ashtu edhe pas dakordimit për “Momerandumin e Mirëkupitimit” me Teheranin është permendur nevoja që “nafta të rrjedhe si lumë” në ekonominë globale.
Ndërkohë në anën tjetër Kina, sic bëhët fjalë në shkrimin “PetroStates and ElectroStates in a Ëorld Divided by Fossil Fuels and Clean Energy”, në mënrë rapide është duke “e ka elektrifikuar ekonominë e saj, veçanërisht në sektorin e transportit. Deri në vitin 2023, shkalla e elektrifikimit të saj arriti në 26 për qind, duke tejkaluar si Evropën ashtu edhe Shtetet e Bashkuara. Dhe sot ai shtet përbën afërsisht një të tretën e kërkesës globale për energji elektrike. Kina kryeson botën për kapacitetin e energjisë së rinovueshme, duke zotëruar 43 për qind të kapacitetit të instaluar të energjisë diellore dhe asaj të erës, si dhe po zgjeron me shpejtësi flotën e saj të centraleve bërthamore, e cila përfaqësonte rreth 14 për qind të kapacitetit bërthamor global deri në vitin 2024 dhe gjysmën e të gjitha centraleve bërthamore që ishin në ndërtim e sipër në mbarë botën. Kina kontrollon mbi 80 për qind të prodhimit të paneleve diellore dhe zinxhirëve të furnizimit me bateri, si dhe përpunon pjesën më të madhe të mineraleve kritike thelbësore për tranzicionin energjetik. Pra, për çdo vend që synon dekarbonizimin Kina është një partner i domosdoshëm – ose një kufizim gjeopolitik”.
Prandaj sot SHBA-të janë të foksuara se si ta kufizojnë këtë potencial të Kinës, duke nënkuptuar edhe shpërfilljen e shqetësimeve kilmatike, për cka edhe administrata Trump e ka larguar vendin e tij nga Marrëveshja e Parisit mbi klimën. Kurse balacnat e ardhshme gjeopolitike në këtë drejtim në masë të madhe do të determinohen nga drejtimi që do të marr Evropa; se a do të orientohet ajo plotëisht drejt modelit te energjisë së rinovueshme, apo do të detyrohet të vazhdojë furnzimin e saj energjetik me bazë në fosile. E para ruan supremacinë energjetike të SHBA-ve, por edhe është një lloj garantuesi i rendit fragjil në Lindje të Mesme, kurse e dyta e forcon Kinën.
Aktualisht, Kosova e ka si pjesë të strategjisë së saj heqjen dorë nga të gjitha lëndet fosile. Sepse sic dihet as “ndotja nga gazifikimi dhe LNG ja nuk përkojnë me synimet e bllokut evropian dekobornizim”. Në këtë drejtim sipas parametrave të sipër cekur, Kosova më shumë se para dilemës se a do të jetë më SHBA-të apo Rusinë, sa i përket “luftës së ftohte energjetike” shumë shpejt do të detyrohet te përcaktohet sa a do të anojë më shumë në drejtim të alancës me BE-në dhe Kinën e kundër SHBA-ve, apo anasjelltas.