Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kosova me rritjen më të ulët të çmimeve në Ballkan, Serbia me më të lartën

Kosova me rritjen më të ulët të çmimeve në Ballkan, Serbia me më të lartën

Periudha e inflacionit dyshifror nga viti 2020 deri më 2023 tani është e kaluar, me përjashtim të Turqisë, ku inflacioni ndërvjetor në gusht ishte 52%.

Në Ballkan, Serbia prin me rritjen e çmimeve- 4.4 për qind. Sipas Eurostat-it, inflacioni në gusht ishte 4.4 për qind. Kosova, ndërkaq, ka rritjen më të ulët (1.4 për qind), shkruan Radio Evropa e Lirë.

Pas Serbisë në vend të dytë është Maqedonia e Veriut 3.1 për qind, më pas Shqipërua 2.4 për qind.

E treta është Mali i Zi 2 për qind e më pas Bosnja e Hercegovina 1.8 për qind.