Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kosova me progres ekonomik, Agusholli për deklaratën e Von der Leyen: Tregues i qartë se Qeveria është e përkushtuar ndaj interesit të përgjithshëm

Kosova me progres ekonomik, Agusholli për deklaratën e Von der Leyen: Tregues i qartë se Qeveria është e përkushtuar ndaj interesit të përgjithshëm

 

Ursula von der Leyen ka përmendur Kosovën si njërin nga tre shtetet që kanë bërë më së shumti progres ekonomik në kuadër të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor.E për deputetin e VV’së, Gramos Agusholli ky është një tregues i qartë i punës që Qeveria ka bërë për avancimin e ekonomisë.

“Ky është një tregues i qartë i punës që është bërë për të avancuar ekonominë e vendit tonë. Rritja ekonomike, e mbështetur nga investimet e huaja direkte që kanë arritur shifrën prej 705 milionë euro, dëshmon se në ekonomi është bërë një punë kryesisht e mirë”, tha Agusholli.Sipas Agushollit, ky nuk është mesazh veç për opozitën, por edhe për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Unë gjithmonë kam besuar se Kosova ka një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim, dhe se nuk është ‘rocket science’ me e drejtu potencialin ekonomik kah e mbara, vetëmse është dashtë me punu pak më ndershëm.

Ky mesazh është i rëndesishëm për qytetarët dhe jo vetëm opoziten dhe tregon se qeverisja, pavarësisht sfidave, ka qenë e përkushtuar ndaj interesit të përgjithshëm”, tha Agusholli për GazetaBlic.