Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Kosova me gjashtë garues në Kampionatin Evropian të xhudos

Kosova me gjashtë garues në Kampionatin Evropian të xhudos

Nga 3 deri më 5 nëntor do të zhvillohet Kampionati Evropian i xhudos.

Ky kompeticion zë vend në Montpellier të Francës, teksa pjesëmarrëse do të jetë edhe Kosova.

Ekipi i Kosovës i xhudos do të paraqitet me gjashtë garues në këtë Evropian.

Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Flaka Loxha, Laura Fazliu, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova janë xhudistët që do të garojnë dhe do të synojnë medalje.

Në këtë kampionat do të garojnë 46 shtete, 388 garues, 218 meshkuj dhe 170 femra.

/TV Arbëria

 

Powered by WordPress