Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Kosova me fitoren e tretë radhazi, për herë të parë në histori

Kosova me fitoren e tretë radhazi, për herë të parë në histori

Kombëtarja e Kosovës ka arritur fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kombeve, dhe për herë të parë në histori.

“Dardanët” triumfuan 3-0 ndaj Qipros.

Golin e parë për kombëtaren dardane e shënoi Amir Rrahmani në minutën e 30-të.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.

Në të dytën, Ermal Krasniqi shënoi për 2-0, derisa golin e tretë e shënoi Emir Sahiti.

Kosova me këtë fitore ka 9 pikë nga katër ndeshje, teksa mbetet në pozitën e dytë, pas fitores së Rumanisë.

Rumania zë pozitën e parë me 12 pikë, pasi fitoi me rikthim ndaj Lituanisë.

Ndeshjet e ardhshme, Kosova i zhvillon në muajin nëntor.

Powered by WordPress