Kosova është vendi i fundit në rajon në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian (BE). Madje nuk e gëzon as statusin e vendit kandidatë, të drejtë këtë që e kanë pothuajse të gjitha vendet e rajonit, duke qenë kështu shumë hapa përpara, po vlerësojnë njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Përderisa për anëtarësimin në Këshillin e Evropës e NATO ata thonë se përparimet në dialog me Serbinë do të ketë ndikim tej mase. Profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi, ka thënë për Ekonomia Online se procesi i dialogut është faktor kyç në rrugën drejtë Bashkimit Evropian.
Ndonëse potencon progres drejtë anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, Arifi kërkon më shumë punë e sidomos reforma në drejtësi.
“Kjo varet nga shumë faktorë e para nga faktori i Kosovës se sa është i gatshëm me i plotësuar standardet e BE-së që janë pak a shumë më të vështira se sa që ne i pretendojmë dhe e dyta varet nga niveli politik i BE-së se sa jemi të pranueshëm ne si shtet. Pra janë dy faktorë jashtëzakonisht shumë të rëndësishëm se sa e si mund të ecim tutje. Gjasat janë zbeh për shkak se raporti i fundit që është prodhuar nga raportuesi Këshillit Evropës aty po vërej që ende duhet reforma në drejtësi dhe ka edhe elemente politike që nuk janë në favor të Kosovës, por ato ndoshta nuk do të duhet të ishin në atë raport por ja që janë dhe tash”, ka thënë Arifi.
“… fati jonë ndërlidhet me dialogun Kosovë-Serbi pra nëse analizojmë edhe anëtarësimi në BE edhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës po ndërlidhet në një formë tjetër ekskluzivisht me përfundimin e dialogut apo normalizimin të marrëdhënieve me Serbinë siç po e potencon BE”, ka thënë tutje ai.
Të njëjtat hapa si në Këshillin e Evropës, Arifi i sheh edhe për anëtarësim në NATO, veçse këtu e sheh Kosovën në status-quo. Ai kërkon nga Qeveria më shumë koordinim me partnerët ndërkombëtar.
“Edhe për NATO pak e shumë është e njëjti relacion pra edhe në NATO apo anëtarësimi në NATO është i kushtëzuar me avancimin politik të Republikës së Kosovës në një far mënyre kemi mbetur në status-quo që tash e sa vite dhe që qeveritë shumës po themi nuk po e kuptojnë se pa lëvizur nëse nuk lëviz asgjë pra njëfarë mënyre topi është në anën tonë nëse ne lëvizim në mënyrë të koordinuara me partnerët ndërkombëtar po duhet më bë lëvizje të zgjuar jo vetëm lëvizje pra jo vetëm të themi se kemi që ne e kemi bërë diçka duhet ta bëjmë në mënyrë të koordinuara që ato që i bëjmë ta prodhon një rezultat faktik në terrenin e Republikës së Kosovës”, u shpreh Arifi.
Ndërsa analisti Bekim Kabashi sheh degradim të procesit integrues për shkak të sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evripian. Ai përmend humbjet milionëshe të Kosovës si shkak i këtyre masave, teksa implementimin e marrëveshjes së Brukselit e konsideron si të domosdoshme.
“Kosova prej asaj kohe jo vetëm që nuk ka avancuar në procesin e integrimit të BE-së por ka pasur degradim për arsyeje se BE-ja ka vendosur masa sanksionuese për Kosovën. Kosova rrezikon të humbur mbështetësit evropian që janë fonde milionëshe që i ka marrë në të kaluarën dhe i marrin shtetet e rajonit nëse nuk i përmbahet kërkesave partnerëve tanë të BE po edhe ShBA për me implementuar marrëveshjen e cila e ka pranuar është zotu për me pranuar vetë në Bruksel pastaj edhe në Ohër”.
Bashkimi Evropian, sipas Kabashit ka mundur ta shfrytëzojë mosprezencën e Rusisë për anëtarësim të Kosovës në këtë mekanizëm por që pengesë kryesore po shihet procesi i dialogut me Serbinë.
“Këshilli i Evropës ka pas një mundësi të artë sepse pas luftës në Ukrainë aty nuk është Rusia prezentë e cila në të kaluarën ka qenë në të kaluarën pengesë e jashtëzakonshme, pengesë kryesore për anëtarësimin e Kosovës dhe është pa si mundësi që kjo periudhë mund të shfrytëzohet nga ana e Kosovës sigurisht me ndihmën e miqve parterëve ndërkombëtar që Kosova të aplikojë dhe të anëtarësohet ka pasur sinjale që kjo mund të ndodh, por edhe në këtë pikë pengesë është dialogu me Serbinë avancimi i dialogut implementimi i marrëveshjeve pa implementimin e marrëveshjeve pa u heq sanksionet për Kosovën nuk ka ndonjë shpresë që Kosova për të qenë anëtare e Këshillit të Evropës”, u shpreh Kabashi, teksa për anëtarësim në NATO i sheh edhe katër vendet mosnjohëse.
“Njëjtë ndodh edhe me NATO janë katër vende anëtare të NATO-së që nuk e njohin Kosovën mundësia e vetme që shihet si mundësi për të u afruar me NATO është partneriteti për paqe që e kanë shumë shtetet të cilat nuk janë anëtarë të NATO-së o nuk janë as në orbitën e vendimit shembull partneritet për paqe ka edhe Rusia që sot pak e shumë sot është konflikt me NATO-n. Kyçi nyje kryesore për të shkuar tutje është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë”, u shpreh tutje Kabashi.
/TV Arbëria