Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kosova ka raporte ekonomike shumë më të mira më Kinën së sa me SHBA-të

Kosova ka raporte ekonomike shumë më të mira më Kinën së sa me SHBA-të

Shkruan: Afrim Kasolli

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur sa ka imponuar një shkallë të re tarifore mbi dhjetëra shtete që janë partnerë tregtarë të Shteteve të Bashkuara. Kjo listë përfshin deri në 69 vende. Në mesin e tyre ishte edhe Serbia nga vendet e Ballkanit Perëndimor, ndaj prodhimeve të së cilës është vendosur taksa deri në 35 për qind etj. Ndërkohë, mbi mallrat me orgjinë nga Kosova dhe Shqipëria mbetet ne fuqi tarifa prej 10 për qind.
Në anën tjetër, Qeveria në detyrë, nëpërmjet një vendimi të sotëm e ka suspenduar taksën prej 10 për qind që ka ekzistuar që një kohë të gjatë mbi mallrat me orgjinë nga SHBA-të.

Megjithatë përkundër lëvizjeve pozitive që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit sa i përket këmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve , nuk mund të mohohet fakti se ato ende janë në nivel të papërfillshëme

Sipas t dhënave të ASK-së aktualisht ”Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së kanë arritën në 27,6 milion Euro, ose rreth 34,4% e eksporteve të përgjithshme. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE mbesin: Gjermania (9,4%), Italia (3,3), Holanda (3,2%), etj. Ndërkohë, importet e Kosovës nga vendet e BE-së kapin shifren rreth 249,6 milion Euro, ose 43,1% e importeve të përgjithshme. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (14,2%), Polonia (5,2%), Italia (4,7%), etj.

Kurse sa i përket nivelit me vendet e CEFT-as, eksportet kapin shifrën në në 36,9 milion Euro, ose 45,9% të eksporteve të përgjithshme. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s mbesin: Shqipëria (16,9%), Maqedonia e Veriut (15,5%), Mali i Zi (6,3%), Serbia (5,7%). Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 82,7 milion Euro, ose 14,3% të importeve të përgjithshme. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import janë: Maqedonia e Veriut (5,1%), Shqipëria (4,8%), Serbia (3,4%).

Në fund eksportet me vendet e botës kanë arritur në 15,9 milion Euro, ose 19,8%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (11,3%) dhe Turqia (2,9%
Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës anë 246,4 milion Euro, ose 42,6%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina (13,1%) dhe Turqia (12,6%). /TV Arbëria