Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë

Një person është plagosur me armë zjarri sot në...

Intervistimi i Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale, Haradinaj e ndërlidh me mafinë energjetike: Po i ngushtohet rrethi

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

“Kosova ka nevojë për projekte të qëndrueshme ekonomike”, “projekte që kanë me shty shtetin përpara për 50 vjet” – gjithçka nga intervista me Abrashin

Extra AL PVC

Gazmend Abrashi, presidenti i “Exclusive Group” në një intervistë në Telegrafi.com ka folur për situatën ekonomike në Kosovë, ndryshimet globale, sfidat e çështje tjera.

Abrashi në emisionin “Përballje” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com ka shprehur qëndrimin se në një periudhë të ndryshimeve të mëdha globale, ekonomia e Kosovës po përballet me sfida, por dhe me mundësi të reja.

Sipas tij, nga pandemia, liberalizimi i vizave dhe ndikimi i luftës në Ukrainë, ekonomia botërore ka pësuar tronditje të shumta, dhe as Kosova nuk ka mbetur e paprekur. Megjithatë, ai thotë se bizneset janë duke ecur përpara, duke kapërcyer pengesat dhe duke kërkuar mundësi të reja.

Presidenti i “Exclusive Group”, ka folur edhe për problemet e pengesat kryesore të ekonomisë sot në Kosovë, duke kritikuar institucionet për fokusin e tyre të tepruar në politikë, duke lënë pas dore zhvillimin ekonomik dhe projektet madhore.

Abrashi theksoi se “Kosova më shumë po merret me politikë, e shumë pak me ekonomi. Njerëzit e politikës duhet të kuptojnë se mund të jenë partnerë të interesantë në politikë nëse kemi ekonomi të zhvilluar”.

Sipas Abrashit, gabimet kardinale në nënshkrimin e marrëveshjeve të CEFTA-s dhe MSA-së kanë kontribuar në këtë regresion.

“Në atë kohë CEFTA është një dokument që përfshin shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Moldavinë, që nënkupton tregti e lirë, pra nuk paguan doganë”, tha Abrashi.

Ai shpreh shqetësim për humbjet e mëdha ekonomike, duke theksuar se: “Kosova humb rreth 600 milionë euro në vit nga marrëveshja e CEFTA-s, pa pasur asnjë përfitim konkret”.

Kjo, sipas Abrashit, tregon një rezultat zero nga lëvizjet e këtyre marrëveshjeve dhe një rritje të çmimeve për shkak të uljes së doganave.

Presidenti i “Exclusive Group”, ka kritikuar ashpër edhe mungesën e projekteve të qëndrueshme ekonomike.

Ai theksoi se Parlamenti i Kosovës është “fatkeqësi” dhe që vendi ka nevojë për projekte që do të zhvillojnë ekonominë për 50 vitet e ardhshme.

“Kemi probleme serioze ekonomike. Parlamenti i Kosovës është fatkeqësi që kohëve të fundit ka vetëm formë, por kurrsesi përmbajtje. Kosova ka nevojë për projekte të qëndrueshme ekonomike, projekte që kanë me shty shtetin përpara për 50 vjet. Nuk po shohim përtej një asfaltit që duhet me shtrua një rrugë e me ja lyp dikujt do vota”, tha Abrashi.

Në lidhje me infrastrukturën dhe energjinë, Abrashi sugjeron ndërtimin e një rrjeti hekurudhor dhe lidhjen e Kosovës me gazin TAP nga Azerbajxhani.

Ai theksoi se Kosova është i vetmi vend në Evropën Juglindore që nuk ka gazsjellës, nuk ka gaz natyral.

“Ne kemi mundësinë të lidhemi në Fier me gazin që është sjellë nga Azerbajxhani”, tha ai.

Abrashi gjithashtu kritikon partneritetet publike-private, duke thënë se: “Partneriteti Publiko-Privat nuk funksionon.”

“Partneriteti Publiko-Privat nuk funksionon. Logjika e politikës sot është kjo: sa më pak projekte ndërton, aq më pak ka element dikush të merret me ty” , tha ai.

Abrashi në fund tha se është nevoja për një qasje më të integruar dhe vizionare në zhvillimin e projekteve që do të kontribuojnë në mirëqenien afatgjatë të Kosovës. /Telegrafi/

spot_img

Të fundit

Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë

Një person është plagosur me armë zjarri sot në...

Intervistimi i Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale, Haradinaj e ndërlidh me mafinë energjetike: Po i ngushtohet rrethi

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Aktakuzë ndaj shtatë personave, ngarkohen për kontrabandim me migrantë, ua merrnin deri në 600 euro secilit

Shtatë persona do të përballem me akuzat për kontrabandim...

Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë

Një person është plagosur me armë zjarri sot në Fatime Hetemi në Mitrovicë. Viktima është dërguar në spital për tretman mjekësor, ndërsa policia po kryen...

Edicioni i Shtatë i Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë (KSDW2024), shumë aktivitete dhe rekomandime për një të ardhme më të gjelbër

Me shumë orë diskutime, të ftuar nga Kosova, rajoni dhe Evropa dhe aktivitete të ndryshme në Prishtinë e Prizren është shënuar edicioni i shtatë...

Intervistimi i Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale, Haradinaj e ndërlidh me mafinë energjetike: Po i ngushtohet rrethi

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas raportimeve se po intervistohet Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali. Ai...