Kosova është përjashtuar nga gara për çmimet Oscar vitin e ardhshëm, pasi Qendra e Kinematografisë e Kosovës humbi afatin e aplikimit për shkak të një problemi teknik me email-in.
Sipas drejtorit të Qendrës Fatos Berisha, ka qenë një problem teknik me email-in.
“Kishim një problem teknik me email-in. Duhet të them, është një problem shumë teknik që ndodhi ashtu siç ndodhi”, tha Fatos Berisha, drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës.
Ky incident ka shkaktuar një humbje të madhe për kinematografinë kosovare, e cila këtë vit nuk do të mund të konkurojë për çmimin e filmit më të mirë ndërkombëtar.