Përgatiti: Afrim Kasolli
Partia në pushtet ka kohë që lëvdohet me ndryshimet pozitive ekonomike që ka inauguruar në Kosovë. Sipas kryeministrit Kurti ky vit e gjenë Kosovën me “Kosovën me 425 mijë të punësuar, ndërkaq kur filluam të qeverisim, Kosova kishte 350 mijë të punësuar. Këta 75 mijë të punësuar më shumë për tre vjet e gjysmë nuk do të mbërriheshin pa u rritur ekonomia dhe pa shpërndarjen që kemi bërë, në fusha të ndryshme, por gjithnjë me qëllimin e njëjtë: t’i përkrahim njerëzit për jetesë sa më të mirë, për të drejtat tyre, për mirëqenien e tyre”. Po ashtu “bruto produkti vendor, është rritur për 33% me qeverisjen tonë, ndërkaq buxheti i shtetit për 35%. Të hyrat tatimore sivjet janë gati 40% më të larta sesa në vitin 2021, pra kur krahasohemi me veten tonë, jo me ata që ishin para nesh. Eksportet janë dyfishuar kurse investimet e huaja më shumë se dyfishuar. Në anën tjetër, kemi shpërndarë rreth 1.3 miliard euro te qytetarët dhe bizneset përmes masave të shumta pa krijuar borxhe të reja, me ç’rast Banka Botërore ka konstatuar që Kosova kishte pakon mbështetëse më të madhe në Ballkan për përballje me inflacionin dhe krizën energjetike si përqindje e BPV-së”
Këtë linjë e mbron pak a shumë edhe ministri Financave Hekuran Murati në betejat e vazhdueshme virtual në rrjetin tij social.
Mirëpo, shtrohet një pyetje logjike nga vjen kjo rritje ekonomike kur këto vite në ekonominë vendit kanë qenë më të larta sa i përket mbylljes së bizneseve? Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës “në vitin 2023 janë 13 mijë biznese më pak se në vitin 2022”. Arsyet e këtij dështimi janë të shumta, që nga vështirësitë e të bërit biznes, e deri te mungesa e fuqisë punëtore për shkak të emigrimit të kësaj kategorie në perëndim. Ndërkohë, siç e thotë edhe raporti i fundit i Bankës Botërore, papunësia ka shënuar ritme rënse në të gjitha vendet Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës.
Kurse pjesën më të madhe të ndarjes buxhetore e kanë zënë subvencionet dhe transferet, një indikator ky jo i zhvillimit ekonomik por i mbijetesës. /tvarbëria/