Çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, është diskutuar sot edhe në Bundetagun gjerman.
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, në fjalën e saj para deputetëve gjerman ka thënë se “Kosova si vendi më i ri në demokracinë evropiane, i takon Këshillit të Evropës”
“Mirënjohës për punën intensive të deputetëve gjerman. U bëj thirrje të gjithë të përfshirëve dhe Kosovës të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të arritur shumicën e nevojshme për anëtarësim sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Baerbock.
🇩🇪🇽🇰🇪🇺@ABaerbock today: “Kosovo should join CoE soon”
“Deshalb appellieren wir – und ich bin wirklich dankbar für die intensive Arbeit der demokratischen Parlamentarier und Fraktionen, die hier gemeinsam an einem Strang ziehen – an alle Beteiligten und an die… https://t.co/maRA3yhn16 pic.twitter.com/7pdGXuUKvC
— Gerald Knaus (@rumeliobserver) May 16, 2024
Edhe deputeti konservator gjerman nga radhët e CDU-së, Knut Abraham u shpreh se Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.
Ai i bëri thirrje qeverisë gjermane që të marrë në vendim përfundimtar në favor të Kosovës.
“Në debatin për 75-vjetorin e Këshillit të Evropës në Bundestag sot, inkurajova qeverinë gjermane që të marrë një vendim përfundimtar për pranimin e Kosovës pasi të gjitha kushtet janë përmbushur”, u shpreh Abraham.
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, në një letër drejtuar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft-statut për Asociacionin të cilin është zotuar ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit.
Lëvizja e Qeverisë vjen në prag të mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës (16 & 17 maj), ku anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë ende s’është futur në rend dite. Franca dhe Gjermania i kanë kërkuar Kosovës të bëjë hapa konkretë për Asociacionin që t’i garantohet anëtarësimi në Këshill të Evropës.
At the 75th Council of Europe anniversary debate in the Bundestag today, I encouraged the 🇩🇪 government to take a final decision on 🇽🇰 admission after all conditions were fulfilled. 1/3 pic.twitter.com/gWwUmgJ2Kt
— Knut Abraham, MdB (@Knut_Abraham) May 16, 2024